Në Prishtinë ka familje që natën e kalojnë pa kulm mbi kokë.
Kryetari i Bashkësisë Lokale për “Dardanin”, Safet Kamberi ka publikuar disa fotografi të një familje e cila po i kalon netët nën qiellin e hapur.
Kamberi mendonte se është përgjegjësi e kryetarit të Komunës së Prishtinës që të jetë afër të gjithë qytetarëve, shkruan lajmi.net.
“Ora gjashtë e mëngjesit, nën qiellin e hapur mu në mes të qytetit të Prishtinës , kjo familje e pa strehë, mbetet me shpresë se i pari i komunës do përkujdeset për familje, për ambient dhe siguri, gjithsesi edhe për mirëqene sociale etj. Kryetari duhet te jetë sa më afër me të gjitha lagjet!”, ka shkruar në fb Kameri, ku i ka publikuar edhe disa fotografi.