Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka dalur në terren pas situatës së krijuar nga reshjet.
Idrizi është pajisur me çizme e me mantil të shiut dhe ka shkuar për të parë nga afër situatën.
Ai tha se situata është nën kontroll dhe se operatorët janë në gjendje gatishmërie për intervenim.
Postimi i plotë:
SITUATA NËN KONTROLL
Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.
Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.