Legjenda e futbollit kosovarë, Fadil Vokrri ka vdekur sot në qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij, të cilët thanë se ai nuk i ka mbijetuar sulmit që pësoi.
E kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ishte me kryetarin e FFK’së kur pësoi sulmin.
“Fëmijët sot kanë Mesin e Ronaldon. Ne idhull kishim Fadil Vokrrin. I trishtuar që nuk i mbijetoi sulmit. Edhe më i trishtuar, që isha dëshmitar i kësaj beteje. Le t’i prehet shpirti në paqe!”, shkruan Murati.