Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.
“Ne ju jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, tha Begaj, me rastin e ndarjes së mirënjohjes për hoxhë Halil Kastratin.
Nga ana tjetër, hoxhë Halil Kastrati, pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Në këtë takim Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.