Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, sot ka zgjedhur t’i vizitoj disa fermerë llapjanë që bëjnë kultivimin e mjedrës, njofton Llapi.info
Hasani me rastin e kësaj vizite u ka bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Podujevës që të gjejnë mundësi që çmimi i mjedrës këtë vit të jetë i qëndrueshëm dhe i lart.
“Sot në cilësinë e Kryetarit të Nismas Socialdemokrate në Podujevë , vizitova disa kultivues të mjedrës në fshatrat e Podujevës, ku u njoha për së afërmi me këtë kulturë ku Podujeva zë vendin e parë me sipërfaqe të mbjellur andaj edhe ka marrë epitetin si ‘’Qyteti i mjedrës’’, ka shkruar ai.
Më tej ai ka thënë se duhet të mbështeten të gjithë fermerët pasi që sipas tij, janë shtylla kryesore e zhvillimit të një vendi.
“Dëgjova për së afërmi problemet, shqetësimet dhe vështirësitë që ballafaqohen kultivuesit e kësaj kulture, si shqetësim i tyre ishte çmimi tejet i ulët i mjedrës që varjon nga 0.60 euro deri në 0.80 euro për 1 kg mjedër, që nënkupton se as shpenzimet bazë nuk i mbulon ky çmim, prandaj ju bëjë thirrje komunës së Podujevës dhe ministrisë së bujqësisë që të gjejnë modele dhe mundësi permanente për një çmim më të lart dhe të qëndrueshëm dhe mos të luhet me ndjenja dhe punën e fermerëve dhe familjeve të tyre që japin mundë e ndjerës”.
“Ju bëjë thirrje mekanizmave gjegjës që të kenë kujdes me prodhuesit e të gjitha sektorëve që të mos luhet e abuzohet po të përkrahen ashtu siç duhet, sepse ata janë promotorët kryesor të zhvillimit. Unë ngela i kënaqur me rendimentet e larta të kësaj kulture dhe kulturave tjera që pata rastin ti vizitojë nëpër fshatrat e komunës së Podujevës”, ka shkruar Hasani./Llapi.info