Shoqata e Afaristëve te Podujevës priti në vizitë kryetarin e komunës Nuthe-Urstromtal, Stefan Scheddin, si dhe koordinatorin për zhvillim ekonomik të kësaj komune, Hartmut Schröder.
Pjesë e kësaj vizite në Podujevë, ishin edhe përfaqësues nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Afaristëve të Podujevës, teksa në takim është folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit mes bizneseve llapjane dhe atyre gjermane.
Njoftimi i plotë:
Pritja e delegacionit nga Komuna Nuthe-Urstromtal dhe përfaqësuesve nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.
Me datë 05.11.2022, Shoqata e Afaristëve te Podujevës priti në vizitë kryetarin e komunës Nuthe-Urstromtal, z. Stefan Scheddin, si dhe koordinatorin për zhvillim ekonomik të kësaj komune z. Hartmut Schröder.
Pjesë e delegacionit ishin edhe Naim Dedushaj , Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në botë, Mustaf Abazi Krytari i Rrjetit të Bisneseve në Gjermani njëherit edhe biznesmen i sukseshëm llapjan, të shoqëruar edhe nga Burim Mehmeti nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Gjermani, dhe afaristë tjerë të sukseshëm në Evropë e Amerikë.
Ky delegacion u prit nga përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve të Podujevës fillimisht në një vizitë në Fabriken e Tekstilit Agesa Tex, ku u njoftuan me punën e fabrikës dhe u diskutua për mundësi bashkëpunimi, u shkëmbyen ide dhe u lavdua puna dhe kontributi i Fabrikës në ekonominë e shumë familjeve në Podujevë.
Delegacion vazhdoi me një ecje në qendër të qytetit, bënë nderime heronjëve të luftës pranë lapidarit të tre heronjëve, për të vazhduar me vizitë në fashatin Sallabajë, ku po punohet në një projekt të jashtëzakonshëm të banjës termike, investim ky i Z. Mustafë Abazi.
Në këtë vizitë shumë produktive, përfaqësuesit e afaristëve llapjan patën rastin të shpalosin punën dhe planet për projekte në të ardhmen dhe të lidhin kontakte që mundë të rezultojnë shumë të vlefshme për të ardhmen. Mysafirët në anën tjetër u shprehën të mahnituar me punën dhe përkushtimin e afaristëve llapjan duke u shprehur të gatshëm për shkëmbim idesh ose projektesh në të ardhmen.
Faleminderit z. Abazi për inicimin e kësaj vizite dhe restaurant Sollo në Sallabajë për mikpritjen ashtu si i ka hije llapjanëve!