Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, i është bashkuar aksionit humanitar të iniciativës vullnetare ‘RB’ për familjet nevojtare në Podujevë, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur Maloku përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se për atë që dhuron para për këtë pako do t’i jepet falas libri i tij i sapo botuar.

“Të nderuar vllezër dhe motra tani librin tim do keni mundësi ta siguroni në menyrë të thjeshtë dhe duke u shpërblyer edhe për humanizëm, tani në vend se ta blini ju mund ta siguroni duke dhuruar për humanizëm sepse libri “Kasolle e Dashurisë” i është bashkuar aksionit humanitar të Iniciatives Vullnetare RB të quajtur PAKO E RAMAZANIT duke dhuruar libra falas për të gjithë shpirtmirët. E falenderoj shumë stafin e kësaj Iniciative për bashkëpunimin dhe dashtë Zoti të mblidhen sa më shumë mjete financiare në ketë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe të ndihmohen sa më shumë familje. Zoti i shpërbleftë të gjithë humanistët dhe na mundësoftë që gjithmonë të jemi pjesë e punëve të mira në të mirë të vendit”, ka shkruar Maloku./Llapi.info

 

Fotografia e Podujeva Vendlindja Ime

Fotografia e Podujeva Vendlindja Ime

Fotografia e Podujeva Vendlindja Ime