Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka uruar myslimanët për festën e Fitër Bajramit, njofton Llapi.info
Maloku ka shtuar se edhe pas Ramazanit, punët e mira duhet të vazhdohen.
Urimi i plotë i Malokut.
Urime Festa e Fitër Bajramit për ju miq të dashur.
Paqja, lumturia dhe buzëqeshja qoftë gjithmonë në familjet tuaja.
Lus All-llahun të na e ketë pranuar agjërimin e muajit të shenjtë Ramazan i cili na mbushi zemrat me energji pozitive sepse me të vertetë shpirti ka nevojë të përjetojë ndjenjën dhe afërsinë me All-llahun e Madhëruar.
Lus All-llahun të na i ketë pranuar punët e mira dhe të na i fal gjynahet me të cilat e kemi ngarkuar shpirtin.
O All-llah në ketë ditë të bekuar bëje të lumtur çdo familje, shtoja rriskun çdo të varfëri, jepju shërim të semurëve, ndihmo nevojtaret, shtoja buzëqeshjen jetimit.
O All-llahu ynë shpërblej nënat tona, motrat tona dhe gratë tona ashtu siq ato na shpërblyen me iftare dhe syfyre çdo ditë të këtij muaji por edhe para dhe pas tij.
Ramazani shkoj por në adhurojmë All-llahun Fuqiplotë andaj mos të ndalemi nga punët e mira.
Me respekt,
Xhevdet Maloku
Kryetar i FJALA – dega në Podujevë