Kryetari i Komunës së Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në deklarimin e pasurisë nuk ka treguar sa është vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëguar, njofton Llapi.info

Veliu në deklarimin e pasurisë që ai ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka treguar se ka 73 ari tokë të trashëguar, por vlerën e saj e ka llogaritur me zero. Njëjtë ka vepruar edhe me shtëpinë, banesën dhe truallin.

Image

Kurse, sipas deklarimit, Veliu ka blerë truall në kohëzgjatje për 5 vite në vlerë prej 25 mijë eurove.

Kreu i Podujevës, ka deklaruar se para të gatshme në banka ka rreth 19 mijë e 449 euro të kursyera, ndërsa paga mujore e tij në Komunën e Podujevës është 1.187.82./Llapi.info

Image