Për tri vjet të qeverisjes, kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu del të i ketë përmbushur vetëm 46% të premtimeve të dhëna para zgjedhjeve. Ani pse kanë mbetur vetëm edhe një vit deri në zgjedhje, monitoruesit e komunave kanë raportuar për nota të dobëta qeverisëse raporton Llapi.info.
Sipas Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, vetëm Vitia dhe Obiliqi kanë kaluar gjysmën e premtimeve, të tjerat kanë ngelur nën 50 për qind. Ndërsa Dragashi më së keqi është raportuar për Dragashin i cili ka mbetur i fundit me 15 për qind të premtimeve të realizuara.
Pavarësisht premtimeve që nuk iu përmbajtën, përfaqësuesit e komunave janë shprehur të kënaqur me punët që janë kryer deri më tani, duke thënë se janë përmbushur shumica e premtimeve.
Në bazë të platformës monitoruese të Institutit për Studime të Avancuara “GAP”, premtimet më së shumti janë përmbushur në këto komuna: Viti 53%, Obiliq 50%, Shtime 47% dhe në Gjakovë, Podujevë e Malishevë me nga 46%. Në anën tjetër, premtimet më së paku janë përmbushur në këto komuna: Dragash 15%, Kamenicë 30%, Deçan 31%, Fushë Kosovë, Lipjan e Junik me nga 33 %./Llapi.info