Kryetari i Komunës së Mynihut të Gjermanisë, Dieter Reiter ka shprehur dëshirën e tij që të takoj Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Këtë, Dieter ua ka thënë familjes Segashi të cilët i kanë dërguar falënderime nga ana e Veliut pas takimit që kishin me të kohë më parë në zyrën e tij.
Përveç që kishte ndarë dhimbje me familjen Segashi, Veliu i kishte dërguar edhe emblemën e Komunës së Podujevës Kryetarit të Mynihut, Dieter Reiter në shenjë respekti e mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj kësaj familje, njofton Llapi.info.

Veliu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, ku shkruan se “Në shenjë mirënjohje dhe respekti i kam ndarë z.Reiter plaketen e Komunës së Podujevës. Sot, Familja Segashi më ka informuar se është pritur në një takim te kryetari Munihut, me ç’rast z.Reiter i kanë përcjellur falënderimet e mia dhe i kanë dorëzuar paketën me emblemën e Komunës së Podujevës. Kryetari i Munihut, pasi ka pranuar paketën, ka shprehur dëshirën që të më pres në zyrën e tij”./Llapi.info

Ja edhe postimi i plotë i tij:

Pas një takimi që kisha në zyrën time me prindërit e Armela Segashit, vajzës e cila në korrik u vra në një sulm të armatosur në Munih të Gjermanisë, përveç që ndava dhembjen me familjen Segashi, shpreha falënderim edhe për kryetarin e Munihut, z.Dieter Reiter, për interesimin dhe kujdesin e treguar për familjen Segashi pas tragjedisë që iu ndodhi.
Në shenjë mirënjohje dhe respekti i kam ndarë z.Reiter plaketen e Komunës së Podujevës. Sot, Familja Segashi më ka informuar se është pritur në një takim te kryetari Munihut, me ç’rast z.Reiter i kanë përcjellur falënderimet e mia dhe i kanë dorëzuar plaketen me emblemën e Komunës së Podujevës.
Kryetari i Munihut, pasi ka pranuar plaketen, ka shprehur dëshirën që të më pres në zyrën e tij. A.V