Me rastin e vdekjes së mësuesit të shekullit, Shaban Sfishta, Kryetari Veliu ka përcjell  një mesazh ngushllimi tek familjarët, kolegët, miqt dhe të gjithë dashësit e tij.

Në mesazh ngushllimi thuhet:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ngushëlloi familjen Sfishta dhe kolektivin e shkollës “Naim Frashëri” pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit dhe humanistit Shaban Sfishta.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Shaban Sfishtës është i dhimbshëm jo vetëm për ju, familje e nderuar, por edhe për institucionet e Komunës, nxënësit, kolegët e miqtë e njeriut të urtë dhe shembull i punës dhe sakrificës.

Në emrin tim, Komunës, por edhe të qytetarëve pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pakompensueshme për Ju dhe arsimin llapjan.

Në këto momente të dhimbjes së madhe, Ne dhe gjithë arsimtarët dhe nxënësit e komunës sonë e ndajmë pikëllimin me ju!

Në këto çaste pikëllimi duhet të jemi edhe krenarë për veprën e madhe të më të dashurit tuaj, prindit, pedagogut dhe humanistit Shaban Sfishta.

Edhe në këto çaste ne jemi me Ju, me dhimbjen dhe pikëllimin Tuaj, por edhe krenarinë për mikun, kolegun dhe njeriun që punoi dhe sakrifikoi për humanen dhe njeriun.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Shaban Sfishtën!/Llapi.info