Sot në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë, ekipi i QKMF-së kryen vizitat mjekësore sistematike të nxënësve të kësaj shkolle, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook kryetari i Podujevës, Agim Veliu. Sipas tij, kontrolle të tilla do të bëhen në të gjitha shkollat e komunës së Podujevës.
“Sot vizitova Sh.F.M.U. “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, ku ekipi mjekësor i QKMF-së në Podujevë, i përbërë nga mjekët familjarë, stomatologë dhe infermierë, kryen vizitat mjekësore sistematike të nxënësve të klasave të para, të katërta dhe të teta.
Me kontrollin sistematik, synohet parandalimi i sëmundjeve të ndryshme dhe edukimi shëndetësor. Më gëzon fakti që gjendja shëndetësore e këtyre fëmijëve, sipas mjekëve, është e mirë dhe bazuar në rezultatet e vitit të kaluar ka përmirësim në të gjitha aspektet.
Kontrolli sistematik shëndetësor do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës.” ka shkruar Veliu./Llapi.info