“Kthimi i tij është fitore e madhe ndaj drejtësisë së gabueshme të Maria Bamjeh. Zharku ka qenë padrejtësisht i akuzuar. Atij i është bërë e padrejtë. Por ai fitoi mbi atë dhe prapë po kthehet”
Nënkryetari i Organizatës të Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka thënë se kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë është fitore ndaj drejtësisë të gabuar të EULEX-it.
Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se Zharku qysh në krye të herës është dënuar padrejtësisht dhe është detyruar ta lë vendin, që të mos futet në burg.
“Kthimi i tij është fitore e madhe ndaj drejtësisë së gabueshme të Maria Bamjeh. Zharku ka qenë padrejtësisht i akuzuar. Atij i është bërë e padrejtë. Por ai fitoi mbi atë dhe prapë po kthehet”.
“(Gjyqtarët)Po dënojnë vetëm pse duhet të dënohet. Është turp që të detyrohen njerëzit të arratisen dhe të dënohen pa pasur faj. Në atë kohë drejtësia e EULEX i ka anashkaluar të drejtat e njeriut”.