Mbyllet ndeshja në mes të Llapit dhe Gjilanit me rezultat 4:0 në favor të Llapit.

Me këtë fitore Llapi kualifikohet në gjysmë finale të Digjitalb Kupa e Kosovës.

Golin e parë për ekipin e Llapit e ka shënuan Benajmin Emini nga penalltia në minutën e 33.

Golashënuesi i dytë është Edon Zeqiri i cili shënoi në minutën e 42.

Ekipi i Llapit e thellon epërsinë edhe më tepër në minutën e 55 me golin e Hamdi Namanit duke arritur kështu në rezultat 3:0.

Ndërsa golin e fundit për të përmbyllur ndeshjen e shënoi sulmuesi Enis Zabërgja.

Në gjysmë finale Llapi do të ndeshet me ekipin e Dritës që shënoi fitore me një gol ndaj ekipit të Drenicës.