Familjarët e viktimës 18-vjeçare, Marigona Osmani, janë deklaruar se kanë gjetur shenja të rënda dhune në trupin e saj.
Axha, Remzi Osmani, tha se kufoma kishte shenja në fytyrë, dukej e rrahur e dhunuar dhe me shenja edhe në gjunjë.
Familja kërkon dënim maksimal për Dardan Krivaqën, me të cilin viktima kishte bashkëjetuar për rreth dy muaj, dhe se besojnë në drejtësinë e institucioneve, por se nëse këto nuk funksionojnë, çështja mund të zgjidhet me kanun.
Javë më parë, sipas Osmanit, tek viktima kishin vërejtur probleme siç është stresi e ndryshimet fizike, mirëpo ajo nuk kishte pranuar se ishte në ndonjë hall.
Megjithëse vëllai i Dardan Krivaqës, Kastrioti, ka postuar një status në Facebook ku distancohet nga veprimet e tij dhe kërkon që vëllai t’i dënohet, në familjen Osmani thanë se nuk ka shkuar e as kontaktuar askush nga ta.