Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet, të identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
“Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet , e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve”, thuhet në njoftim.
Ndërsa bëhet e ditur se gjobat do të dërgohen përmes Postës së Kosovës dhe përmes platforma e-Kosova.
“Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme”, thuhet në njoftim..
Si do të dërgohen gjobat?
Përmes Postës së Kosovës
Përmes platformës e-Kosova
Çka duhet të dini?
Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
Lehtësira për qytetarët
Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!
Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.
A keni shitur një automjet?
Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.
Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore!
Policia e Kosovës | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!