Kujtim Thaçi është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate. Thaçi ka fituar titullin Doktor Shkence.

“Sot, Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë ju bashkua edhe anëtari më i ri Kujtim Thaçi. Kujtimi ka studiuar Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit. Me temën “Glikozilimi i imunoglobulinës G te pacientët me karcinomë kolorektale” ai mori titullin Doktor i Shkencës.Aktualisht është profesor asistent në Kolegjin e Shkencave Mjekësore në Kolegjin “Rezonanca”, ndërkaq ka marr pjesë dhe në projekte ndërkombëtare të hulumtimit dhe është i kyçur në projektin e madh botëror për hulumtimin shkencor të karbohidrateve “Glycom Project” si përfaqësues i Republikës së Kosovës. Kujtimi është vlerë e shtuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dija dhe profesionalizmi i tij do të ndihmoj zhvillimin e politkave tona. Kujtimi vjen nga Besiana, është i martuar dhe ka dy fëmijë”, thuhet në komunikatë.

Kujtimi është djali i ish-deputetit të LDK-së, Bahri Thaçi./Llapi.info