Është shënuar përvjetori i 23-të i rënies së Ilir Konushevcit dhe doktor Hazir Malajt.
Në nderim të tyre tek varrezat kanë shkuar familjarë, lider shtetëror e partiak.
Vëllai i Ilir Konushevcit, Artoni, kujtoi sakrificën e tyre duke thënë se do ta vazhdojnë idealin.
Ndërkaq, veprën e tyre lartë e vlerësoi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili vizitën tek varrezat e bëri bashkërisht me kryekuvendarin, Glauk Konjufca.
Homazhe për të rënët bëri edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.