Këshilltarja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë, Kumrie Hoti, ka reaguar ndaj Aleancës së Gruas së degës së AAK-së në Podujevë lidhur me kërkesën për ndihmë për gratë kryefamiljare, shkruan Llapi.info.

Aleanca e Gruas së AAK-së në Podujevë, dje, përmes një komunikate për media ka kërkuar që  nga janari i vitit të ardhshëm, gratë kryefamiljare të mos detyrohen të paguajnë tarifën për fëmijët e tyre në institucionet për edukimin dhe arsimin parashkollor si dhe kompensim për material shkollor për fëmijët e tyre në arsimin fillor në Podujevë.

Mirëpo, këshilltarja Hoti thotë se teksti i paraqitur nga Aleanca e Gruas së AAK-së është tekst i kopjuar pasi që sipas saj, në muajin maj të këtij viti ajo e ka parashtruar këtë kërkesë në Kuvendin Komunal të Podujevës. Këtë kërkesë mund ta lexoni këtu.

Ju sjellim të plotë reagimin publik të këshilltares Hoti:

 

Reagim Publik

 

Reagim ndaj shkrimit te publikuar ne LLAPI INFO me datën 23/11/2016, me titullin  Aleanca e Gruas në Podujevë kërkon ndihmë për gratë kryefamiljare.

Reagimi ka të bej me faktin se teksti i paraqitur nga anëtaret e AAK është tekst i kopjuar dhe se kjo dukuri është ne kundërshtim me Ligjin për te Drejtat e Autorit dhe me parimet etike të mos keqpërdorimit të informatave apo nismave/iniciativave të të tjerëve përmes tentimit të kontrabandimit të tyre  si iniciativa të dikujt tjetër:

Teksti i keqpërdorur nga AAK ne ketë rast është teksti i propozimit për nxjerrjen e:

 

VENDIMIT PËR LIRIMIN E NËNAVE VETUSHQYESE  NGA PAGESA E TARIFAVE PËR FËMIJËT E TYRE NË INSTITUCIONIN PËR EDUKIMIN DHE ARSIMIMIN PARASHKOLLOR NË PODUJEVË

 

Këtë propozim e kam parashtruar unë Kumrie Hoti, këshilltare e PDK ne Kuvendin Komunal ne Podujeve me datën 23/05/2016 dhe ky dokument i cili do ti dërgohet redaksisë e përmban te njëjtin tekst identik me tekstin e kopjuar dhe plagjiat te AAK lidhur me këtë iniciativë.

Sa për njoftim kjo iniciative AAK është  shumë e vonuar sepsesiç e thash më lartë këtë e kam filluar unë me 23/05/2016,  por njëkohësisht dëshiroj t’ju njoftojë juve, AAK dhe opinionin e gjerë seka disa muaj respektivisht më 28/08/2016, qëkur kjo çështje është rregulluar në nivel kombëtar përmes MASHT e cila ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr.19/2016Për përfshirjen e fëmijëve në institucionet parashkollore në Kosovë.

Neni 4, pika 5  e këtij AU e rregullon këtë çështje në nivel kombëtar.

Mendoj që do të ishte më mire që AAK ta kishte përkrahur me zëshëm në kohën kur është parashtruar kjo kërkesë sesa tani të tentojë ta paraqes si te vetën.

Ju lus te ta publikoni reagimin tim dhe njëkohësisht shpresoj se rastet e tilla të keqpërdorimit nuk do të ndodhin në të ardhmen. Unë mirëpres iniciativat pozitive nga të gjithë qoftë përmes partive qoftë edhe në mënyrë individuale por jo qa ato të jenë të kopjuara nga të tjerët.

Me respekt.

Kumrie Hoti

Këshilltare ne KK Podujevë