I vetmi titull që është duke i munguar, Anthony Joshuas është ai i WBC – titull që mbahet nga Deontay Wilder, njofton Klan Kosova.

Por, a do të ndodh shpejt një meç unifikues mes dy boksierëve më të mirë të globit?

Vështirë të thuhet.

Amerikani Wilder, që refuzoi ftesën për të qenë i ulur skaj ringut në Cardiff, më herët pati deklaruar se Joshua nuk ka mjaftueshëm vetëbesim të ndeshet me të.

Pas ndeshjes së fundit të Joshuas, 32 vjeçari Wilder shkroi në twitter se fitorja e Joshuas ishte “një vjedhje” dhe iu drejtua promoterit të boksit, Barry Hearn duke i shkruar “çoje telefonin”.

Hearn, që është drejtues dhe themeluesi i kompanisë së promocionit të Joshuas Matchroom, tha se “negociatat do të fillojnë javën e ardhshme”, por BBC shkruan se vështirë një gjë e tillë të jetë e vërtetë.