Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur për fjongot e kuqe të vendosura nëpër qytete të Kosovës, për të cilat pati polemika se po i ngjasojnë komunizmit, tha se ato janë vendosur nga simpatizantët e kësaj partie.

“Ato janë fjongo të kuqe të cilat i kanë vendosur simpatizantët tanë. Nuk kanë të bëjnë me akuzat që u janë drejtuar”, u shpreh Kurti, që sonte bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani janë të ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Ai tha se 14 shkurti, dita e zgjedhjeve, është dita edhe e të dashuruarve, dita e zemrave dhe do jetë dita e referendumit.

“Andaj edhe të votojmë duhet të dalim krejt”, u shpreh Kurti.

Kosova do të votoj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë të diel, më 14 shkurt.