Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kanë shtruar iftar.

Kurti e Konjufca kanë pritur sonte në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.

“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, tha kryeministri Kurti.