Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i Forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) Gjeneralmajori Franco Federici, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.
Takimi është zhvilluar në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezentimit me njëri-tjetrin.
Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional.