Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar kryetarin e ri të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bullqin, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Kurti duke thënë se ndryshimi në Llap, sipas tij, ka qenë i domosdoshëm.

“Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re. Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm. Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme”, ka shkruar ai./Llapi.info