Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën tjetër do të jenë prezentë në Davos të Zvicrës.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i cili përmes një postimi në platformën X ka njoftuar se Kurti dhe Vuçiq do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Atje do të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde në X.

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.