Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për emërimin e Nijazi Thaçit, ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut .
Kurti tha se që nga mbrëmë, u thellua krimi i organizuar dhe kapja e shtetit.
Lideri i VV-së tha se Thaçët dhe PDK-ja, kanë ushtruar pushtet në KEK, nëpërmjet Njazi Thaçit, i cili për një kohë të gjatë sa ishte drejtor i prokurimit, nënshkroi kontrata që gati e kolapsuan këtë kompani publike.
Kurti më tej tha se Nijazi Thaçi, i cili sipas tij është një eksponent i krimit të organizuar në Kosovë, u avancua dhe se kontrolli në shtetin e kapur, po rritet nëpërmjet pozitave të tilla, ku nuk ka njerëz kompetent, e të ndershëm, por familjarë të zyrtarëve të majave të institucioneve të sistemit.