Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti.

Ata kanë folur për bashkëpunimin mes komunës dhe qeverisë.

Pas takimit, të dy së bashku kanë dalur në sheshin e qytetit.

Shkrimi i plotë:

Pata nderin e veçantë ta pres në zyren time Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, të cilin e informova për punët dhe projektet e mëdha që po i realizojmë në Podujevë. 📍

E shfrytëzova rastin që edhe ta falënderoj për mbështetjen e pakursyer të ministrive të linjës në realizimin e këtyre projekteve, si dhe e informova për projektet e mëdha kapitale që kemi nevojë për mbështetje në të ardhmen e të cilat nuk mund t’i mbulojmë si nivel lokal. ✅

Pas takimit në zyre ecëm përgjatë sheshit të qytetit për të vazhduar në tubimin madhështor me gra.

Bashkëpunimi komunë-qeveri nuk ka qenë asnjëherë më i mirë e më i dobishëm sesa që është aktualisht. 🤝🤜🤛