Lëvizja Vetëvendosje po mban tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”, në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë tryezë po merr pjesë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti raporton Zeri.Info
Kurti tha se është biseduar aq shumë për integrimin e vendit në BE saqë sipas tij po harrojmë se kush jemi dhe pse duam të integrohemi.
“Na ndajnë vetëm dy ditë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje. BE pret shumë nga shqiptarët po edhe ne presim nga BE. BE qysh në themelet e saj i ka pasur tri elemente kryesore”, tha ai, raporton “Zeri.info”.
Ai tutje tha se Kosova pret shumë nga BE, por edhe BE-ja pret nga Kosova.
“Besoj që përvoja jonë ka treguar që më lehtë po integrohen ato vende që presin shumëçka nga BE-ja, por jo gjithçka nga BE, ato që nuk e anashkalojnë politikën nacionale në këmbim të integrimit”, tha ai.
Ai tha se integrimin e Kosovës në BE nuk e pengon Serbia, por pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën.
“Element optimist është Italia që ka luajtur një rol të rëndësishëm për Shqipërinë me ç’rast besoj se integrimin e Kosovës në BE nuk e pengon Serbia, por 5 shtetet që nuk na njohin. Përderisa besojmë se mund të punojmë më Greqinë nuk do duhej të humbnim shumë kohë më Spanjën”, tha ai.