Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në nuk mund t’i cenojë askush. Këtë deklaratë ai e ka bërë në kazermën “Adem Jashari” në manifestimin e ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Populli është burimi dhe kuptimi i sovranitetit të shtetit. Qëllimi ynë është aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë aleancë nuk mund ta cenojë askush. SHBA-ja e do një Kosovë të fortë e të pavarur dhe mbron interesat e saj.”, ka thënë Kurti para ushtarëve.

Ndërkohë duke folur për Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka thënë se  Adem Jashari është frymëzim për ushtarët e rinj.

“Është kënaqësi të jesh në prani të forcës së sigurisë së Kosovës. Ushtria çdo herë do të ketë  hero komandantin legjendar Adem Jasharin i cili frymëzon ushtarët e rinj. Ishte kjo familje që njëherë e përgjithmonë na treguan neve edhe botës se kur është liria në pyetje nuk ka as çmim as forcë që mund t’i ndal për atdheun”, tha Kurti. Jasharajt tha Kurti  na mësuan se asgjë nuk mund të arrihet pa unitet.

“Ne të gjithë jemi në shërbim të vendit dhe jo të vetvetes”,  tha Kurti.

Ai foli edhe për përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Kurti tha se duhet të përshpejtohet anëtarësimi në NATO dhe në BE që të parandalohet ndikimi i fuqive të jashtme. “Ata e bashkuan popullin dhe e ndryshuan cdo familje shqiptare. Ne kemi sakrifikuar që të kemi shtetin tonë dhe ushtrinë tonë. Ne duam një ushtri të fortë dhe duam anëtarësimin në NATO. Ushtria është nevojë e kohës. Aleanca jonë me NATO është e domosdoshme. Anëtarësimi jonë në NATO dhe në BE duhet të përshpejtohet dhe të parandalojmë ndikimin e fuqive të huaja”, shtoi ai.

Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund të arrihet pa unitet. Ne të gjithë jemi në shërbim të vendit dhe jo të vetvetes tha Kurti.