Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian para eurodeputetëve. Ai ka foli për parimet që duhet ndjekur në dialogun me Serbinë.
Kurti tha se Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë me Serbinë.
“Detyrimi im që të mbrojë pavarësinë e Kosovës, ne jemi për dialog por për një dialog të mirë përgatitur dhe me parime. Së pari është pranimi i realitetit, pavarësia e Kosovës në bazë të Pakos së Ahtisaarit ka qenë kompromis, hapja e kësaj pakoje do të thoshte hapje e listës së dëshirave e shtytjeve që do të qonin në pasoja të padëshirueshme. Parimi i dytë është që Serbia duhet të pranojë të vërtetën dhe krimet dhe gjenocidin që ka kryer për të cilin NATO është dashur ta bombardojë regjimin e Beogradit, edhe pas luftës në Kosovë, qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviqi. Parimi tretë është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi të barabartë, Kosova nuk është çështje por palë në dialog kjo duhet të kuptohet para çdo takimi”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha se çështja e parë që duhet të zgjidhet në bisedimet me Serbinë është fati i të pagjeturve duke thënë se nëse nuk bëjnë përparim në këtë temë vështirë se mund të bëjmë përparim në fusha tjera.