Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Akil Gjakovës në Kampionatin Evropian të xhudos.
Kurti tha se medalja e artë e Gjakovës i shton shkëlqimin sportit kosovar, imazhit të shtetit të Kosovës dhe krenarisë së popullit.
“Për Akilin ky është suksesi më i madh në karrierë, e për Kosovën medalja e tretë në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë”.
“Një brez i yjeve të sportit të xhudos, që është rritur duke rrëzuar barriera, vazhdon të lartësojë emrin e Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.