Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi që e quajti ndërmarrje kriminale Vetëvendosjen.

Kurti e ka ftuar Thaçin në një përballje televizive duke i thënë që ta merr me vete edhe deputetin Behgjet Pacolli, ndërsa ai do të shkojë bashkë me Xhelal Sveçlën dhe Rashit Qalajn.

Ai tha se presidenti është një shembull i keq që qytetarët nuk bëjnë ta ndjekin.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”.