Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ka diskutuar me kryeministrin Albin Kurtin për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në Kosovë.

Ajo ka shkruar në Twitter se Komisioni Evropian do financojë procesin e vaksinimit për punonjësit shëndetësor dhe njerëzit më në nevojë.

“Së bashku do ta tejkalojmë pandeminë”, ka shkruar Leyen.

Leyen ka deklaruar së fundmi se Evropa do t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor për vaksinimin anti-COVID me 650.000 doza të “Pfizerit”.

Për ardhjen e vaksinës anti-COVID në Kosovë ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka shkruar në Twitter se “po punohet ditë dhe natë për ta siguruar atë”.