Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim gjatë ditës së sotme ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë këtij takimi diskutuan mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për shtetin dhe popullin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.