Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se do të rriten investimet në arsim, sepse ka nevojë për ndryshime në këtë sektor.

Kurti në Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, me temën “50 vjet Universitet”.

Kurti ka thënë se duhet angazhim i të gjithëve për përmirësimin e arsimit të lartë në nivel vendi.Kurti ka thënë se UP-ja për 50 vjet dha një kontribut të madh në edukimin e brezave të tërë, duke ndikuar dukshëm edhe në lirinë dhe pavarëisinë e vendit.

“Sot kur kremtojmë 50 vjetorin aq sa e kujtojmë themelimin po aq edhe rifillimin, sepse rifillimi nuk ishte me pak i vështirë. Urtëso e mësimit na udhëzon në vështirësitë tona që nuk janë të pakta. Në virin 97 isha në universitet të elektronikës ne bëmë studentin. Në këtë kuptim sa herë që rikthehem te profesorët, kam dalë nga universiteti por universiteti s’ka dal prej meje. Liria ka kuptim vetëm kur ka drejtësi. Nëse deri dje qëndronte nga jashtë sot qëndron nga brenda drejtësia. Kjo është sfida në shoqërinë tonë sot”, tha ai.

“Teksa në gjysmën e parë të shekullit të tij universiteti ka përgatitur gjeneratat për zhvillim kjo është sfida jonë e përbashkët. Ky ndryshim që ka ndodhur në fushën e arsimit duhet të reflektohen në universitet. Shteti ka detyrë të ofrojë kushte të barabarta. Le t’i ndajmë detyrat dhe përgjegjësitë, në këtë mandat do të rrisim investimet në arsim sepse ka nevojë për ndryshim. Koha është tash dhe ky është momenti që kemi pritur. Urime profesorë për arritjet dhe suksese për vitet që vijnë”, ka thënë Kurti.