Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit.

Sulmi i fundit ishte në mëngjesin e 16 prillit, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.

Për sulmet ndaj policies së Kosovës në Veri ka folur sot kryeministri Albin Kurti pas homazheve që bëri te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Kurti sulmet ndaj policisë i quajti terroriste, me synim që të vrasin policët e Kosovës.

“E kemi dënuar ashpër sulmin, ishte sulm terrorist, pasi me plumba e granta u gjuajtën pjesëtarët e policisë që patën fatin që në vetura e tyre kishte veç dëme materiale”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

Ai më tej tha se ju takon organeve të rendit ta zbardhin rastin dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë, çka duhet ndërmarrë veprime për të parandaluar sulme të tilla.

“Nuk janë sulme mbi mbi policet, sulme që kanë pasur qëllim të vrasin, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz. Me strukturat ilegale dhe krimin e organizuar nuk do të ketë asnjë gram tolerance”, tha Kurti.