Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberi.
Në këtë takim, Kurti e informoi Kamberin rreth diskutimeve që kishte Kryesia e Vetëvendosjes në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanovci,.
Kurti aty tha se ideja për korrigjim të kufijve është e rrezikshme sipas tij, dhe se një propozim i tillë duhet të përfshijë si tërësi Luginën e Preshevës dhe jo të ndarë nga njëra tjetra.
“Z. Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit.
Të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm”, u bë e ditur në komunikatën e Vetëvendosjes./