“Po e sulmojnë ‘Vetëvendosjen’ e po e mbrojnë Jabllanoviqin. E e dini çka i tha Rama Vuçiqit në Beograd për Kosovën. E çka i tha Rama Vuçiqit nuk guxojnë me i thanë Mustafa e Thaçi Jabllanoviqit në Prishtinë, ka thënë Albin Kurti në tubimin që e ka mbajtur të martën në Podujevë.
Kryetari i LVV-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mërkurën të dalin masivisht në protestë.
Podujevë, 3 shkurt – Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se nuk është çështja se ku gjendet Trepça, po kush e shfrytëzon atë. Sipas tij, protestat do të vazhdojnë derisa të mos shkarkohet ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq dhe të miratohet Ligji për Trepçën.
“Po na thotë Mustafa që mos t’jua ndien se Trepça është në territorin e Kosovës. Na nuk kemi mendu që Trepça është në rrota edhe me end kah të dojmë. Problemi është kush e shfrytëzon”, ka theksuar Albin Kurti. Sipas tij, çdo ditë e Jabllanoviqit në Qeveri është ditë e dhunës, është dhunë ndaj nënave dhe dhunë ndaj popullit të Kosovës.
“Po e sulmojnë ‘Vetëvendosjen’ e po e mbrojnë Jabllanoviqin. E dini çka i tha Rama Vuçiqit në Beograd për Kosovën. E çka i tha Rama Vuçiqit nuk guxojnë me i thanë Mustafa e Thaçi Jabllanoviqit në Prishtinë, ka thënë Albin Kurti në tubimin që e ka mbajtur të martën në Podujevë.
Kryetari i LVV-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mërkurën të dalin masivisht në protestë.
“Duhet të thuhet atyre që këtu është republikë dhe nuk kemi nëvojë që dikush me ardhur prej Serbie dhe me na thanë që nuk ka pasur krime e masakra në Kosovë”, ka thënë ai.
Albin Kurti ka theksuar gjithashtu se ata janë për debat.
“Po pse nuk patëm seancë në Parlament. Sot ishte dashtë të kemi seancë, po e kanë shty për të enjten”./llapi.info