Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pjesëmarrjen e deputetes së Teuta Rugova në nisje të seancës së sotme e ka cilësuar si pengmarrje.
“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka thënë Kurti përmes Facebook.
Deputetja e LDK-së, ka qenë prezente në seancën e sotme duke bërë kuorumin që të mund të votohej përbërja e re e ekipit dialogues të Kosovës në Bruksel.