Në tubimin me mërgatën që do ta mbajë Kryeministri Albin Kurti sonte në Bruksel, u është bërë thirrje të marrin pjesë edhe mërgimtarët nga Holanda.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në një bashkëbisedim të veçantë me Kryeministrin e Holandës, i cili do të mbahet në Bruksel. Ky takim ofron një mundësi të rrallë për të diskutuar tema me rëndësi për komunitetin tonë dhe për të ndarë perspektivat tona mbi çështje të ndryshme”, thuhet në postim.

Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, në “Pater Penninckxstraat 32, 198 Zemst Salla – Te Baba”.