Kancelari austriak Sebastian Kurz , lidhur me dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se kryetarëve të dy vendeve ua ka premtuar përkrahjen e plotë të Austrisë dhe se shpreson për një përparim të shpejtë e të mëtejshëm, transmeton Koha.net.
Në intervistën për gazetën Sarajevës “dnevni avaz”, ai është pyetur nëse deri në fund të vitit do të arrihet marrëveshja për Kosovën dhe a do ta përkrahte Austria këmbimin e territoreve.
“Ne përkrahim çdo marrëveshje që rezultat ka bashkëpunimin më të fuqishëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më shumë stabilitet në rajon… Vetëm se këmbimin e territoreve e kam vështirë ta mendoj, sepse rajonin me siguri nuk do ta bëjë më stabil nëse shumë vite pas luftës përpiqem t’i ndryshojmë kufijtë”, ka thënë Kurz.
Ai ka theksuar se Ballkani Perëndimor për Austrinë nuk është vetëm synim i kryesimit të Presidencës së BE-së, porse ai me vite ka qenë pjesë thelbësore e politikës së jashtme austriake dhe evropiane.