Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i ka replikuar deputetit të LDK-së Avdullah Hoti i cili i tha asaj se i shkron prapa çdo partie që i ka gjasat t’i fitojë zgjedhjet.

Kusari-Lila, i tha deputetit Hoti se u pajtua me kreun e e LDK-së, Lumir Abdixhiku vetëm në sulmin ndaj saj sepse “për të gjitha tjerat duket e vërehet prej së largu dallimi dhe beteja e juaj e brendshme politike”.

Ajo tha se asnjë partner koalicioni nuk e ka tradhtuar e as nuk e ka rrëzuar me votë.

“Ju lumtë që për një çështje të vetme u pajtuat me z.Abdixhiku për sulmin tuaj ndaj meje, sepse për të gjitha tjerat duket e vërehet prej së largu dallimi dhe beteja e juaj e brendshme politike. Më lejoni t’jua rikujtoj në vitin 2017 kam nënshkruar marrëveshje koalicioni me ish-kreun e LDK-së z.Isa Mustafa, ku ishit ju kandidat për kryeministër, ndërsa isha radhitur e treta në listë dhe ishte shtabi juaj që ma jepte fjalën mua në fushatë fatmirësisht që duhej të kishte një atmosferë më pozitive prej dallimit të lektyrave gjegjësisht ligjërimeve tuaja….Pas një viti bashkë në opozitë ne jemi ndarë nga grupi juaj parlamentar, por në opozitë kemi qëndru, s’kemi vrapu pas PAN-it, as skemi bë asnjë koalicion…Unë asnjë partner koaliconi nuk e kam tradhtu e as se kam rrëzu me votë, as nuk e kam tradhtu vullnetin e qytetarëve, ndërsa ju e keni humb tmerrësisht dinjitetin në tradhtinë që ia keni bë votuesve”, tha Kusari-Lila, transmeton Gazeta Express.