Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar masat e mbylljes nga ana e qeverisë së Kosovës derisa qytetarë të shumtë vendosën të shkojnë në Shqipëri për fundjavë.
“Masat e vendosura kanë qenë masa të kufizimit të pjesërishëm që do të thotë se nuk është që kemi pasur mbyllje totale as të aktivitetit ekonomik e as të jetës në Kosovë. Kemi pasur vendim i cili është qartë i përshkruar se çfarë është mbyllur, në këtë rast janë vetëm dy-tri kategori ekonomike”, thotë Kusari-Lila.
“Ajo çfarë mund të rishikohet në situatën e kufizimit të aktivitetit është, unë besoj, dhe ky është mendimi im personal, është aktiviteti në hapësirat e hapura”, shtoi ajo.
“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka dalë me vendim për mbyllje totale”, ripërsërit ajo.
‘Unë mendoj se këto masa kanë hapësirë dhe kanë treguar në këtë rast, zbatimin e parë të javës së parë, kanë treguar se kanë nevojë të rishikohen duke marrë parasysh dy komponentë: Komponenti i parë është se atë se sa ka efekt një mbyllje e pjesërishme dhe a duhet të shkohet në një mbyllje totale siç po ndodh me Gjermaninë ose me shtetet e tjera të zhvilluara”, thotë Kusari-Lila në RTV Dukagjini.
“Unë besoj dhe konsideroj se pas asaj që pamë këtë fundjavë ka hapësirë të mjaftueshme për tu rishikuar masat, përfshirë këtu edhe testimin”, tha ajo.