Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në seancën solemne në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast u panë skena të pahijshme kur në foltore doli në grua e paftuar.
Kusari-Lila, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot në Prizren, në 140 vjetorin e lidhjes shqiptare, u shpërfaqen në mënyrën më brutale, shpërfilljet e Kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit para peshës së organizimit përmes dallimeve që i kanë me njëri tjetrin”.
Postimi i deputetes Kusari-Lila:
“A ka fund marrja në këtë shtet
Mendova se skandalet që e përcollën organizimin e 10 vjetorit të pavarësisë ishin fundi i poshtëm i turpit institucional.
Por, ky koalicion nuk ka fund të poshtëm, jo deri më tash.
Sot në Prizren, në 140 vjetorin e lidhjes shqiptare, u shpërfaqen në mënyrën më brutale, shpërfilljet e Kreut të Kuvendit dhe Kryeministrit para peshës së organizimit përmes dallimeve që i kanë me njëri tjetrin.
Prej fillimit të organizimit, kur hapet njëra ceremoni nga Kuvendi e cila mbyllet nga Kryetari i Kuvendit dhe kur mysafirët ngriten të shkojnë, reagon Kryeministri dhe na kërkon të ulemi se po fillon ceremonia tjetër e nisur nga Qeveria, duke ia dhënë fjalën Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Ne mysafirët u skuqëm për organizatorët, por vetëm sikur kjo të ishte e tëra.
Pas Presidentit Meta, fjalën e mori një grua jashtë protokollit. Ajo fliste pa mikrofon të ndezur derisa u ngrit Kryeparlamentari dhe ia ndezi mikrofonin, për t’u përcjellë pak minuta pas nga Kryeministri i cili në rolin e truprojës e ngrehu zvarrë gruan nga podiumi. Kryeministri tregoi një aftësi të veçantë këtu, tregoi se ishte më i përgaditur se truprojat e tij.
Për t’a përdhos tërë ditën e zisë, të shpallur nga Presidenti i vendit, ceremonia e Kryeministrit përfshiu edhe muzikë festive nga bendi i FSK-së. Sikur të mos dihet çfarë përfshin një ditë zie, cili është protokolli në ditë zie, kë e nderojmë dhe si organizohet kjo ditë.
Skandalet kishin vazhduar edhe disa minuta më pas, por më nuk kishim durim dhe as ndërgjegje të jemi dëshmitar të përdhosjes së ditës së lidhjes, shtetit të Kosovës dhe të gjithëve që ishin prezent aty.
Partitë në pushtet nuk mund të merren vesh si të organizojnë një festë kombtare e nuk do mend që asnjë dakordim nuk e kanë për të udhëheq me shtet” (sic.), ka shkruar Kusari-Lila.
A ka fund marrja në këtë shtet Mendova se skandalet që e përcollën organizimin e 10 vjetorit të pavarësisë ishin fundi…
Publiée par Mimoza Kusari sur dimanche 10 juin 2018