Shumica e të rinjve në Viti e njohin si profesor të matematikës, e Kosova e njeh edhe për diçka tjetër

Është ky Agim Agushi, kosovari i parë i cili arriti të hynte në historinë e librit “Guinness”, madje jo vetëm një herë.

Ai për emisionin #gjesi në T7, tregon historinë interesante se si i lindi dashuria për sportin e zhonglimit.

Pas një mundi dhe përkushtimi të madh, Agushit i është shpërblyer mundi, pasi gëzon një numër të madh të sukseseve në këtë sport.

Ndryshe, ai vazhdon të ketë plane të mëdha në këtë fushë të sportit.