Shqiptari, Muhamet Idrizi, ka vendosur që të kandidojë për deputet të Hamburgut, nga partia CDU.

Ai ka treguar se në këtë garë politike mban numrin 51, dhe se do të garojë si Përfaqësues i Komunitetit Shqiptar.

Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që ta përkrahin dhe të organizohen që punët e tyre të shkojnë para.

‘’Jam në listën e Republikës së Hamburgut për deputet nga CDU, me numrin 51, si përfaqësues i komunitetit shqiptar. Pasi ky komunitet ka nevojë për një përfaqësim sa më të madh.

Ka ardh koha për një organizim të të gjithë shqiptarëve që të qojmë punët tona përpara, e ftoj secilin dhe secilën që të bashkëpunojmë mbi vija politike, mbi rajone dhe mbi pika që na duket se na përçajnë, të riaktivizojmë identitetin pasi bashkimi na ka bërë gjithmonë të suksesshëm.’’ ka thënë ai ndër të tjera.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë, ku Muhamet Idrizi tregon më shumë për veten dhe garën e tij: