Dy ditë më parë, përfaqësuesja e Kosovës U21 barazoi ndaj Sllovenisë, në një ndeshje që u mbyll pa gola, raporton Llapi.info.

Pjesë e ekipit të Kosovës, ishin edhe dy futbollist të KF “Llapit”, Valmir Veliu dhe Ilir Krasniqi.

Edhe Veliu edhe Krasniqi, ishin startues që nga minuta e parë në ndeshjen me Slloveninë.

Për Ilir Krasniqin ishte ndeshja debutuese me Kombëtaren U21.

Të dy këta morën vlerësime të larta për lojën e treguar karshi Sllovenisë – në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FOTO/Valmir Veliu

FOTO/ Ilir Krasniqi