Klubi nga Podujeva, KF Llapi, përveç ndryshimeve në strukturën e klubit, pritet t’i ndërrojë një numër të madh lojtarësh, shkruan Llapi.info.
Gjatë këtij afati kalimtar veror, Llapi synon që t’i ketë në vete disa lojtarë të njohur në Kosovë, e veçmas në Podujevë.
Siç ka mësuar Llapi.info, Batatina po synon kthimin e dy ish-lojtarëve të Llapit, që vitet e fundit ishin në Dritën e Gjilanit.
Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Ilir Blakçori. Këta të dy, tashmë, e kanë zyrtarizuar largimin nga Drita.
Përveç tyre, Llapi do të ketë edhe transferime tjera, ndërkohë që edhe largime nga klubi llapjan.
Llapi, në edicionin e fundit, nuk arriti t’i mbërrijë synimet. Kampionatin e mbylli në vendin e shtatë, kurse edhe shansa e vetme për të dalë në Evropë, Kupa e Kosovës, nuk u arrit, pasi u eliminua në gjysmëfinale.
/llapi.info/