E djegur dhe e shkatërruar plotësisht. Këtë pamje, ka shtëpia e Iran Badallit, ku natën e 28 janarit, shpërtheu një sasi eksplozivi, që la të vdekur një polic të Kosovës.

Në oborrin e saj, kanë mbetur lodrat dhe rrobat e dy fëmijëve, që po atë natë, në mungesë të nënës i kërkuan Policisë së Kosovës ndihmë.

Nga Policia e Kosovës, kanë treguar për T7 se ku gjenden për momentin fëmijët e të dyshuarit.

Ndërkohë, Prokuroria e Kosovës janë ende në fazën e hetimit për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Thirrja që Policia e Kosovës kishin marrë nga fëmijët e të dyshuarit, i solli shpejtë në Zhur.

Por, fatkeqësisht, aksioni nuk përfundoi siç pritej.

Nga, i njëjti vdiq një polic, u plagosën dy të tjerë, ndërsa edhe njëri  fëmijë i  të dyshuarit që gjendej në katin e parë të shtëpisë, mbeti i lënduar.